Ivana Pirkovska në Çifte hamam (vend ekspozita)

„Ajo që njeriu së pari i ka drejtuar sytë e tij drejtë qiellit, nuk ka pasur për qëllim vetëm që ai ta kënaq kureshtjen e tij intelektuale. Ajo që njeriu në fakt ka kërkuar në qiell, ka qenë reflektimi dhe vendi i tij në hierarkinë e universit njerëzorë.”

Ernest Kasirer,”Ese për njeriun”

Ivana Pirkovska postavka (14)
Hapësira, koha, virtuelizimi dhe sensacioni i tij figurativ. Loja e cila vazhdimisht përtërihet. Prej derës në derë, prej hapësirës në hapësirë, duke osciluar pandërprerë nëpër kohën e kaluar, në kohën e tanishme dhe në kohën e ardhme, këtu diku fshihet magjia e zbulimit të veprës artistike. Një shprehje e re artistike dhe një “sprovë” e re që të depërtohet deri te burimi i lashtë i hulumtimit të së vërtetës personale dhe universale, gjatë definimit të botës sonë si një pjesë e Universit të pafundmë.

“Gjejmë veten në një botë të ngrirë. Duam që ti japim kuptim asaj që shikojmë rreth vetes dhe pyesim veten: Si është natyra e Universit? Cili është vendi ynë në të, prej ku vjen ai dhe prej ku vijmë ne? Përse është ashtu siç është?”. (S. Hoking, 2000:190).

Ivana-Pirkovska-1-480x240Ekspozita “Virtuelizimi i hapësirës – kohës”, në fakt është projekti i parë i pavarur i skulptores Ivana Pirkovska, e cila i takon gjeneratës më të re të artistëve të artit figurativ. Artistja udhëhiqet prej natyrës së saj kontemplative, në fillet e rrugëtimit krijues, ajo është mjaftë e guximshme gjatë zgjedhjes së pozitës së saj artistike. Projekti i saj me instalimet e thjeshta që janë trajtuar në mënyrë minimalistike, do ti sajojë në qasje të theksuara konceptuare, gjatë kësaj rolin bartës do ta marrë loja e formave themelore gjeometrike (rrethi / topi dhe katrori / kubi). Në këtë mënyrë, ajo na imponon çështjet e komplikuara që rrjedhin nga interesi i saj i posaçëm për trajtim të problemeve nga fusha e socio – kulturës, fushës filozofike – estetike, por edhe nga fusha e hulumtimit shkencor. Fizika, astronomia, kozmologjia, teoritë e Ajnshtajnit dhe çështjet e Universit pa kufij hapësinorë, pa fillim dhe fund të kohës, janë pika përcaktuese gjatë definimit të qasjes së saj karakteristike figurative.

Në bazë të kësaj, mund të themi se instalimet e prezantuara, ndërtojnë raporte të shumëfishta interaktive me publikun, duke zhvilluar thellë në vete rrëfimin si një dialog paralel të personales deh kozmogonisë. Çelësi për depërtimin në rrëfim gjendet në Portën, iluzionin e vijave qartë të konceptuara që vibrojnë pandërprerë, të cilat rastësisht do të shfaqen dhe do të na shpijnë diku papritur, atje, në një dimension të ri të hapësirave tona të paramenduara, të prekura në mënyrë të paqartë në nënvetëdijen tonë, e që më pas papritmas të humben duke na lënë me shikime kureshtare. “Dyert, këto janë një kozmos i tërë i hapjes…burimit të një fantazie, atje ku mblidhen dëshirat dhe sprovat, sprova që të hapet qenia deri në fundin e intimes së tij, dëshira që të pushtohen të gjitha qeniet e robëruara“ (G. Bashllar, 2002:302). Pafundësia e lëvizjes dhe ritmit të jetës do të trupëzohen përmes lojës simbolike të rrethit dhe topit në instalimin “Bashkësia e yjeve”, që aludon njeriun dhe rritjen fizike, por para se gjithash zhvillimin shpirtërorë – emotiv, nga embrioni deri te personaliteti, i shpërndarë nëpër hapësirë – kohë, si një bashkësi e pafundme e yjeve të ekzistencës njerëzore. Gjatë kësaj, pasqyra dhe reflektimi në të fitojnë një simbolikë të shumë kuptimtë, simbolikë që ka të bëjë sa me pafundësinë, aq edhe me iluzionin e përgjithshëm, të ekzistencës njerëzore.

Prej këtu, në instalimin “Dje, sot dhe nesër”, autorja, përmes pasqyrave të kundërshtuara, të vendosura në mënyrë paralele, tenton që të fitoj “integrimin e mendimeve, kujtimeve dhe ëndrrave të njeriut”, i cili është ngujuar në kohën e tanishme si një pikë kalim mes të kaluarës së mjegullt dhe ardhmërisë së paqartë. “Organizmi, asnjëherë nuk është i akomoduar në një çast. Në jetën e tij, tre format e kohës – e kaluara, e tashmja dhe ardhmëria – krijojnë një tërësi që nuk mund të ndahet në elemente të veçanta.” (E. Kasirer, 1998:79). Hapësira  – koha dhe Universi, si kompozime do të na drejtojnë para një boshti të paramenduar të lëvizjes, përmes vijave të kryqëzuar të penjve / litarit, që zhvillohet në hapësirën dhe kohën e pafundme, në këtë mënyrë duke na pozicionuar në qendër të një barazimi abstrakt, të cilin është e pamundur që ta interpretojmë me parimin e përjetimit të thjeshtë shqisor. Në këtë kuptim, M. Bahtin do të theksoj: “…gjendem në kufirin e horizontit të shikimit tij, bota e dukshme shtrihet para meje, por asnjëherë nuk mund ta shoh vijën që më ndan nga bota dhe vijën që më vizaton mua brenda saj.”

Arritjet bashkëkohore në fushën e shkencës dhe përparimit të intensifikuar teknologjik, pa mëdyshje do të ri aktualizojnë një sërë të dilemave për njeriun dhe për ekzistencën e tij, për besueshmërinë e përjetimeve tona shqisore, për prejardhjen e botës dhe jetës, për vendin tonë në Universin e pafundmë. Prej këtu edhe mundësitë e shprehjes artistike, fituan guximin duke transformuar veprën artistike si një akt të dialogut kreativ me vrojtuesin, në të cilin do të ngërthehet përvoja dhe njohuritë, sa personale aq edhe vetëdija dhe kujtesa kolektive. Diku në këto korniza, lind dhe zhvillohet ideja e autores së re, e cila thellë në botën e saj intime, orvatet që të interpretoj pasqyrën e Universit dhe të rrëfej rrëfimin për njeriun e vendosur në udhëkryq mes hapësirës dhe kohës. Të kapet e pakapshmja, të mbahet për një çast kalueshmëria, të zbulohet rruga që shpie deri te amshimi, dhe së fundi të gjendet vendi në bashkësinë e yjeve të ekzistencës së pafundme njerëzore, kjo është ajo që secili prej nesh po orvatet ta arrij. Për këtë arsye, kemi të kaluarën, për këtë arsye ekzistojmë në kohën e tanishme dhe shpresojmë në të ardhmen. Fantazojmë ose ëndërrojmë, mendojmë dhe dëshirojmë…”Njeriu mund ta prezantoj tërë jetën e tij, kur do ti përshkruante të gjitha dyert që i ka mbyllur, që i ka hapur, të gjitha dyert që dëshiron ti hap sërish. Por, vallë është po e njëjta qenie, ajo që hap ndonjë derë dhe ajo që mbyll atë? (G. Bashllar, 2002:304)

Maja Nedellkovska – Bërzanova