Ekspozita e Stanko Gjorgjiev në QKI Sofje

Të nderuar, Ju njoftojmë se në organizim të Galerisë Kombëtare të Maqedonisë, në Qendrën kulturore informative të RM-së në Sofje, Bullgari, më 16 korrik të vitit 2013  (e martë) në ora 18.30 do të hapet ekspozita e Stanko Gjorgjiev.

stanko gjorgiev sofija (2)

Prej prezantimeve të para opinionit deri më sot, Stanko Gjorgjiev me hapa të sigurt lëviz drejtë rrugës së tij artistike, duke shtjelluar dhe fisnikëruar në më shumë variante atë që e shpalosi gjatë ekspozitës së parë. Veprat e prezantuara janë rezultat i një procesi të gjatë punues, rezultat i zhvillimit të tij artistik, e gjithë kjo do të karakterizoj personalitetin krijues që zë një vend të lartë në artin bashkëkohorë maqedonas.

Intime për nga karakteri, pikturat e Stanko Gjorgjevit përmbajnë elemente të mistikës, racionales dhe intuitës. Për të, piktura është element i pavarur estetik që mundëson shprehjen e gjendjeve të qenies së tij, trazirat e brendshme dhe vizionet. Kështu, do ta zbulojmë strukturën e mendimeve dhe ndjenjave të tij, kurse thellë në pikturën e tij pulson mendimi i tij piktural. Veprat e tij rrezatojnë me qëndresë të thelluar që shkakton shqetësim të shkaktuar shfaqet vizuale, kështu që as stilizimi i prezantimit nuk thjeshton të dhënat, por, përkundrazi, i shprehur me gjuhë artistike nxit përjetime të reja estetike.

Për krijimtarinë e Stanko Gjorgjievit fjalim rasti do të mbajë zonja Halide Palloshim drejtor i Galerisë Kombëtare të Maqedonisë.

Stanko Gjorgjiev

stanko gjorgiev sofija (3)