Ekspozita e artistëve bashkëkohorë nga Austria, sonte në Çifte hamam

Të nderuar, Ju njoftojmë se në Galerinë Kombëtare të Maqedonisë, në objektin e Çifte hamamit, më 10 korrik të vitit 2013 (e mërkurë) në ora 20 do të hapet ekspozita „Pasion pas realitetit“, ekspozitë e artistëve bashkëkohorë nga Austria.

NGM Einladung Skopje-DIGITAL front

Ekspozita do të hapet ditën e mërkurë, më 10 korrik në ora 20.00, në objektin tonë  në Çifte hamam, në hapjen solemne fjalime rasti do të mbajnë zonja Halide Palloshi, drejtori i Galerisë Kombëtare të Maqedonisë, Karin Cimer, kurator i projektit, Hanspeter Huber, ndihmës ministër në Ministrinë federale për arsim, art dhe kulturë të R. Austrisë dhe zonja Elizabeta Kançeska – Milevska, ministër i kulturë në qeverinë e R. Maqedonisë.

Kjo ekspozitë realizohet në bashkëpunim me Ministrinë për kulturë të Republikës së Maqedonisë dhe Ministrinë për kulturë të Austrisë.

NGM Einladung Skopje-digal back