Afërdita Kiki ekspozit në Çifte hamam

Një prej detyrave parësore të Galerisë kombëtare të Maqedonisë, që punon në drejtim të ruajtjes dhe promovimit të artit figurativ maqedonas, është edhe promovimi i krijimtarisë artistike jashtë kufijve të shtetit tonë.

aferdita kiki 1

Arti, si pjesë e jetës shoqërore – kulturore, shfrytëzon gjuhën universale të shprehjes, saktë kjo disiplinë shoqërore është një prej segmenteve më të rëndësishme të komunikimit global. Me ekspozitën e Afërdita Kiki në Qendrën kulturore – informative të Republikës së Maqedonisë, në Sofje, po inkuadrohemi në prezantimin e artit bashkëkohorë maqedonas në shtetet e Bashkimit Evropian, kurse afërsia dhe fqinjësia me Republikën e Bullgarisë është një rrethanë lehtësuese për lexim të drejtë të karakteristikave socio kulturore të konceptit artistik.

aferdita kiki 2

Në këtë mënyrë, edhe një herë dëshmohet e vërteta se pushtimi estetik i botës, është një mundësi e vetme për humanizim të vërtetë të civilizimit të sotëm.

Veprat e artistes sonë Afërdita Kiki, ngrohtë ua rekomandojmë vëmendjes Suaj, të bindur se do të ndjeni vibracionet shpirtërore të tyre dhe se ato do të arrijnë deri te Ju.

aferdita kiki 3

Ju dëshiroj çaste të këndshme dhe shumë gëzime në ekspozitë.

Halide Palloshi,

drejtor i Galerisë kombëtare të Maqedonisë